Telegrafi

Ahmeti: Personi që u gjet i vdekur mbrëmë ishte inspektor i komunës, i njëjti u qëllua me armë zjarri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes së ditës së mërkurë është gjetur një person pa shenja jete.

Sipas Policisë, personi është gjetur rreth orës 21:50, në një distancë nga rruga Graçanicë-Gjilan, në pyll.

Lidhur me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur, se personi i gjetur pa shenja jete është njëri prej inspektorëve më të vjetër të pyllit të Komunës së Prishtinës, N.Rr.

“Fatkeqësisht, pas arritjes së policisë është gjetur edhe trupi i pajetë i të ndjerit, i vrarë me armë zjarri, në zonën që e ruante si roje pylli.

Trupi është përcjellë në Mjekësinë Ligjore ndërsa policia po zhvillon hetimet rreth rastit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Lexo po ashtu Gjendet një person i vdekur në një pyll në rrugën Graçanicë-Gjilan, policia konfirmon rastin

Postimi i plotë:

Lajm i rëndë!
Mbrëmë Drejtoria e Inspekcionit është lajmëruar se është gjetur vetura e braktisur/hapur e njërit prej inspektorëve më të vjetër të pyllit të Komunës së Prishtinës N. Rr. në afërsi të Badovcit.
Fatkeqësisht, pas arritjes së policisë është gjetur edhe trupi i pajetë i të ndjerit, i vrarë me armë zjarri, në zonën që e ruante si roje pylli.
Trupi është përcjellë në Mjekësinë Ligjore ndërsa policia po zhvillon hetimet rreth rastit.
Familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe si Komunë do të ju qëndrojmë pranë në këto momente të vështira. Nga Policia kërkojmë që sa më parë të zbardhet rasti dhe kryesit e veprës të sillen para drejtësisë.
Ky rast edhe njëherë dëshmon rrezikun me të cilin përballen Inspektorët e Komunës. /Telegrafi/