Kryetari i BDI-së ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kthimin e Parlamentit dhe tentimin e zgjidhjes së krizës politike, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Përshëndes vendimin e sotëm të drejt të Gjykatës Kushtetuese që mundëson rikthimin e Parlamentit si hap i parë dhe i domosdoshëm për zgjidhjen e krizës së rëndë politike.” thotë Ahmeti.
Ai fton për qetësi, përgjegjësi dhe siguri. ”Ftoj të gjithë liderët, mediat si dhe shoqërinë civile që të veprojnë me përgjegjësi të plotë përballë gjendjes në të cilën gjindet vendi dhe të kontribuojnë për rikthimin e sigurisë, stabilitetit si dhe të përkushtohemi fuqishëm për një agjendë serioze reformuese.” shkruan më tej Ahmeti./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Gjykata Kushtetuese e pranon iniciativën nga BDI, parlamenti kthehet!