Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të para nga zgjedhjet që janë mbajtur sot në tre komuna në vend, njofton Telegrafi Maqedoni. Ndërkohë në konferencë për shtyp ka folur kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka dalë në konferencë për shtyp duke thënë se për ta është i rëndësishëm është procesi dhe funksionimi i komisionit komunal.
“Për ne me rëndësi janë proceset, investimi në standardet demokratike që nga proceset zgjedhore deri tek instalimi i sundimit të ligjit dhe shtetit juridik. Urojmë që këshilli i ardhshëm, pavarësisht numrave të jetë funksional. Urojmë që mos shkojmë përsëri në zgjedhje” tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Përndryshe nga shtabi zgjedhor i Besës më herët kishin nisur me festën, duke deklaruar fitoren. /Telegrafi/