Arritja e Marrëveshjes për kodin telefonik mes Kosovës e Serbisë në Bruksel, për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin, ka ardhur nga përfaqësimi i tmerrshëm i palës kosovare.
“Thirrjet telefonike në mes të qyteteve në Serbi dhe qyteteve në Kosovë do te trajtohen si lokale. Serbia do t’i ruajë asetet e veta në Kosovë e po ashtu do të ketë licence për operatorë serb brenda Kosovës. E për këto favore Serbia do t’i lejojë Kosovës ta ketë kodin telefonik. Pra, ata e lejojnë. Tmerr, çfarë përfaqësimi”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/