Site icon Telegrafi

Ahmeti për bllokimin e shesheve: Nuk është koha për shëtitje

Policia e Kosovës sot ka bllokuar sheshet e Prishtinës, me qëllim të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve si masë parandalimi për përhapjen e virusit Covid-19.

Lidhur me këtë, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se në këtë fazë sheshet nuk mund të përdorën si hapësira të shëtitjes.

Lexo po ashtu Policia bllokon sheshet e Prishtinës, nuk lejohet lëvizja e qytetarëve

“Thirrjet për të mos dalë pa nevojë, nuk po respektohen nga qytetarët. Aq më pak tash, që edhe moti po përmirësohet. Masat shtesë të sigurisë janë të domosdoshme.

Në këtë fazë, sheshet nuk mund të përdoren si hapësira të shëtitjes! Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe institucionet e tjera relevante janë koordinuar dhe dakorduar për kufizimin e shëtitjeve nëpër sheshe”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ahmeti ka falënderuar Policinë e Kosovës për veprimin e shpejtë, duke kufizuar lëvizjet nëpër sheshe.

“Kanë mbetur të hapura vetëm korridoret e domosdoshme. Për ta ruajtur veten, familjen, dhe shëndetin publik – #rriNshpi!”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

 

Exit mobile version