Akuzave të PDK-së për punësime të militantëve të VV-së në Komunën e Prishtinës, i është përgjigjur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do t’i padisë zyrtarët e PDK-së për shpifje.
Postimi i plotë i Ahmetit:
“Vetëvendosje është subjekti më i madh në Kosovë me 32 deputetë dhe ka dal e para në 10 komuna.
PDK, Veseli dhe Thaqi duhet me kuptu që me rrena e shpifje nuk munden me ndërru rezultatin. Këto shpifje po i bëjnë përmes njerëzve të panjohur që të mbrohen nga paditë.
Por kësaj radhe paditë do të jenë edhe për PDK edhe për zyrtarin e partisë.
Numrat?” (sic), ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/