Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me komesarin për zgjerim Johannes Hahn deklaroi se kanë biseduar që si Maqedonia të dalë nga kriza. Ai tha se qëndrimet me Hahn nuk janë identike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen se a është takuar me Aleancën për Shqiptarët për të formuar Qeverinë me OBRM-PDUKM-në, një gjë që e pohoi Menduh Thaçi, Ali Ahmeti u përgjigj:
“Në mënyrë konstante po bisedoj edhe me liderin e OBRM-PDUKM-së dhe të LSDM-së, ndërsa vendimin përfundimtar do ta sjell Kryesia Qendrore, kur LSDM do të deklarojë me shkrim a do t’i pranojë kërkesat e platformës shqiptare”.
Sipas Ahmetit, deklarata është nënshkruar në Tiranë me kërkesë të Edi Ramës, për shkak se kryetari i Besës, Bilall Kasami nuk ka dashur të ulet në një vend me Ahmetin.
Pas takimit me Ahmetin, Johannes Hahn do të ketë takim me Zoran Zaevin dhe në fund me Nikolla Gruevskin./Telegrafi/