Site icon Telegrafi

Ahmeti: PAN po synon zgjedhje të reja

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se PAN po synon zgjedhje të reja.

Ahmeti përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se sot PAN-i doli më qesharak se kurrë.

Postimi i plotë i Ahmetit:

“Vec lexoni lajmet në dy muajt e fundit dhe do ta shihni se sa herë kanë deklaruar se i kanë numrat. Ky mashtrim publik bëhet pa kurfarë llogaridhënie. Sot dalin edhe më qesharak. Gjithmonë them se edhe në humbje ka dinjitet. Është e qartë që po synojnë zgjedhje të reja. Së paku le të jenë të sinqertë”(sic), ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version