Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) i ka dhënë të drejt komunës për parkingun nëntokësor.
Ahmeti në një postim në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar parkingu nëntoksor me mbi 500 vendparkime do të fillojë sivjet.
“OSHP i ka dhënë të drejt komunës për parkingun nëntokësor dhe procedurat e ndjekura, prandaj tani mund të vazhdojmë. Parkingu nëntokësor me mbi 500 vendparkime do të fillojë sivjet. Parku sipër do të zgjerohet”, ka shkruar ai në Twitter.
OSHP i ka dhënë të drejtë Komunës për parkingun nëntokësor dhe për procedurat e ndjekura, prandaj tani mund të vazhdojmë. Parkingu nëntokësor me mbi 500 vendparkime do të fillojë sivjet. Parku sipër do të zgjerohet. #prishtina #parking
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) June 17, 2019
Ndryshe muaj më parë drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, Genc Bashota, gjatë një konference për media, njoftoi se për projektin e parkingut nëntokësor përballë Fakultetit Filologjik, deri më tani janë dy kompani garuese.
“Jemi në fazën e zgjedhjes së operatorit. Për momentin i kemi dy kompani garuese. Forma e kontratës është publiko-privat. Numri vendparkingjeve është minimum 500. Hapësira mbi do të jetë gjelbëruese. Ky proces i përzgjedhjes së kompanive ka zgjatur deri në tetor të vitit 2018. Në garë janë dy kompani ‘Nuha’ dhe ‘Jaha Company’. Pas përzgjedhjes janë edhe dy hapa”, ka thënë Bashota.
Bashota poashtu pati thënë se dy kompani të tjera janë tërhequr nga gara dhe se nuk ka ndonjë informatë pse ka ndodhur një gjë e tillë. Ai u shpreh optimist që gjatë këtij viti do të fillojë procesi i ndërtimit të parkingut nëntokësor.
“Nëse shkon sipas planit, brumi është gati, ka vera e këtij viti veç se do të fillojë procesi i ndërtimit të parkingut nëntokësor”, ka thënë Bashota./Telegrafi/