Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, sot në takimin me ish-kryeministrin e Sllovenisë Alenka Bratushek, si dhe me ambasadorin e Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec, beson absolutisht se shumica e qytetarëve do ta mbështesin integrimin në NATO dhe BE. Së pari i bën thirrje opozitës që të kyçet drejtë rrumbullakësimit të proceseve integruese, sepse qytetarët tanë, siç tha ai, e presin këtë.
Siç deklarojnë nga BDI, Ahmeti e njoftoi Bratushek për ngjarjet e fundit në vend në lidhje me reformat dhe integrimet euroatlantike, ndërsa bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën në rajon.
Ahmeti e përsëriti qëndrimin e përgatitjes absolute të Bashkimit Demokratik për Integrim që të sjell përmbushjen e hapave drejt integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.
“E vetmja alternativë për Maqedoninë është integrimi euroatlantik, reformat në sistem, marrëdhëniet e mira ndërkombëtare, lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. E gjithë kjo sjell zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale”, tha lideri i BDI-së. /Telegrafi/