Site icon Telegrafi

Ahmeti: Nuk do të lejojmë tubime elektorale në shkolla

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se drejtorët e shkollave kanë pasur presion nga shtabet zgjedhore të parive politike, që të lejohen të mbajnë tubim brenda objekteve shkollore, por një gjë e tillë nuk është lejuar dhe nuk do të lejohet.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë tubimet në vende të hapura lejohen vetëm me masat e marra nga Qeveria.

“Drejtorët e shkollave dhe drejtoria e Arsimit kanë lajmëruar që kanë presion nga shtabet për me i leju tubimet me qytetarë brenda në shkolla për shkak të shiut. Përgjigja është JO!  Zgjedhjet po mbahen në kushte të jashtëzakonshme.  Sipas udhëzimeve çfarëdo grumbullimi i qytetarëve në hapësira të mbyllura duhet të kufizohet”, ka shkruar Ahmeti, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Këshilli i Prindërve të Prishtinës: E turpshme kërkesa e partive politike që të bëjnë tubime elektorale në shkolla

“Nuk kemi kapacitete të zbatojmë strategji të lejimeve me vaksinim apo PCR. Por edhe më me rëndësi mësimi i fëmijëve po zhvillohet në ato hapësira gjatë ditës.  Nuk duhet të rrezikojmë qoftë edhe një rast.  Meqenëse nuk jemi në garë, besoj se hasim në mirëkuptim të partive që ky vendim strikt po zbatohet duke konsideruar vetëm shëndetin e qytetarëve”.

Ai tha se “Edhe më tutje tubimet në vende të hapura lejohen vetëm me masat e marra nga Qeveria.  Sikurse edhe në zgjedhjet nacionale nuk do të hezitojmë në shqiptimin e dënimeve”. /Telegrafi/

Exit mobile version