Site icon Telegrafi

Ahmeti: Nuk i shes në Bit Pazar pozitat qeveritare

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka deklaruar se nuk është shitës në Bit Pazar për të dhënë ose për të marrë ministri.

Kjo përgjigje vjen në pyetjen nëse do të lëshojnë pozita në Qeveri për hyrjen e Lëvizjes Besa në Qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shprehet se partia e tij nuk është shikuese, por lojtare në politikë.

Njiherit, Ahmeti përshëndeti udhëzimin pozitiv të Komisionit Evropian (KE), duke shtuar se para Maqedonisë ka shumë sfida deri në anëtarësimin në BE. /Telegrafi/

Exit mobile version