Site icon Telegrafi

Ahmeti: Nuk ka nevojë për zgjedhje, pres zgjidhje me Bullgarinë pas Vitit të Ri

Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk duhet të ketë, sepse kemi shumë punë për të kryer, tha Ali Ahmeti, lider i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Ai në një konferencë për shtyp tha se zgjedhjet e reja të mundshme do të çojnë në një paparashikueshmëri të re.

“Zgjedhjet janë të panevojshme dhe të paparashikueshne nëse e kemi parasysh krizën globale energjetike, që e ka kapluar jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe gjithë rajonin. Sfidë më e madhe, thotë ai, është Marrëveshja me Bullgarinë dhe, mendon që pa një marrëveshje me Sofjen, nuk do të ishin të mira zgjedhjet e parakohshme. Ai është shprehur se tashmë ka sinjale pozitive që palët mund të ofrohen dhe vendi është në pritje që pas përmbylljes së festave, të ketë një epilog pozitiv”, tha Ahmeti.

Lideri i BDI-së u shpreh gjithashtu se i takon “kampit të optimistëve” se është e afërt zgjidhja, pavarësisht temave folklorike dhe emocionale që herë pas here preken nga të dyja palët.

“Është temë e ndjeshme thotë ai, dhe kjo është arsyeja pse gjithsecili duhet t’i qaset kontestit me seriozitet dhe jo me emocione”, tha Ahmeti.

Aheti u bëri thirrje partive politike që të mos bëjnë politikë ditore për këtë çështje sepse duhet të mbrohen interesat afatgjata shtetërore. Kreu i BDI-së është i vendosur se me anëtarësimin në NATO interesi i investitorëve të huaj dhe vendas është rritur për 100%./Telegrafi/

Exit mobile version