Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë dhënë për rrjetin ballkanik “BIRN” i ka cilësuar si jo praktike thirrjet për federalizim të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Tv 21 përcjell deklarimin e Ahmetit se partia e tij ka sjellur një vendim të mirë që të mbetet në qeveri, pasi sipas tij votuesit e kanë zgjedhur partinë që t’i përfaqësoj ata, e jo që të “shëtisin nëpër rrugë”.
Sipas kryetarit Ahmeti, ndarja e Maqedonisë në dy pjesë federale do të ishte tepër problematike, pasi një pjesë e madhe e qytetarëve jetojnë në vendbanimet të përziera etnike. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka folur edhe për incidentin që ndodhi në muajin maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë, duke theksuar se nuk ka mundur të bëj më shumë që t’i pengoj këto incidente./Telegrafi/