Telegrafi

Ahmeti: Nuk janë opsion zgjedhjet e parakohshme parlamentare edhe nëse nuk ka marrëveshje për PSP-në

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë një opsion edhe nëse nuk ka marrëveshje mbi Prokurorinë Special Publike, tha lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti duk u përgjigjur një pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Institutin për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve.

“Mendoj se një opsion i tillë nuk do të ishte i dobishëm, nuk do të ishte funksional. Vendimi nuk është zgjedhje të parakohshme, sepse askush nuk do të garantojë se do të arrihet një shumicë prej dy të tretash, nëse organizohen zgjedhje të parakohshme”, tha Ahmeti.

Në pyetjen gazetaresk rreth informacionit se zv. kryeministri Hazbi Lika ka kaluar në radhët e Lëvizjes Besa, Ahmeti theksoi se nuk ka informacion të tillë dhe se Lika është ende anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim./Telegrafi/