Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka theksuar se nuk e ka ditur se i kujt ka qenë jahti në të cilin ai ka hipur, gjatë ditëve që po i kalonte në qytetin e Budvës në Malin e Zi.Ai, në emisionin “Jeta në Kosovë”, ka thënë se në jahtë ka qenë së bashku më bashkëshorten e tij, duke shtuar ka qenë në një pushim të thjeshtë.
“Kur më kanë ftuar unë nuk kam pyet e kujt është kjo jahtë prej kujt e kanë ble, jam hypë një pije me e pi me njerëz sepse nuk muj me ja kthy qoftë edhe Devollit”, është shprehur Ahmeti.
Ai ka thënë se është i gatshëm të japë llogari, duke thënë se “kur ta kemi mbledhjen e radhës do të shkojë me gjithë qejf, do t’ua shpjegoj”.
“Jap përgjegjësi jo vetëm ndaj Vetëvendosjes, por edhe ndaj qytetarëve të Prishtinës”, ka shtuar Ahmeti.
Ai ka thënë se nuk mendon se afera me jahtin do t’i kushtojë, duke shtuar se ka marrë shumë mesazhe mbështetëse ditëve të fundit.