Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar qytetarët se që nga nesër të gjithë ata që nuk janë të pajisur me maskë e dorëza nuk do të mund të marrin shërbime në Komunën e Prishtinës.
Këtë Ahmeti e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Prej nesër, 7 Prill, si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së #covid19, kemi marrë vendim që qytetarët të cilët nuk janë të pajisur me maskë e dorëza nuk do të mund të marrin shërbime në Komunën e Prishtinës.
Të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të tjerëve rreth nesh. #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë më shpejtë dhe më lehtë”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/