Site icon Telegrafi

Ahmeti: Nesër autobusët pa pagesë

Autobusët e rinj të Prishtinës, do të lëshohen për qarkullim ditën e nesërme, për nder të ditës së pavarësisë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në profilit e tij në Facebook.

Derisa qytetarët do të jenë të liruar edhe nga pagesa e biletave, shkruan Indeksonline.

Statusi i plotë.

Për nder të ditës së pavarësisë, autobusët e ri lëshohen në qarkullim në linjat 1 dhe 4, nesër me 17 shkurt në ora 06:00.

Risi do të jetë fakti që linjat do të funksionojnë deri në ora 22:00.

Autobusët do të jenë çdo pesë minuta dhe nesër në 9 vjetorin e pavarësisë do të jetë falas për të gjithë. /Telegrafi/

Exit mobile version