Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka takuar sot në Shkup zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit amerikan Matthew Pallmer si dhe Ambasadorin e SHBA në Maqedoni, Jess Baily.
Nga BDI njoftojnë se në takim është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, zbatimit të marrëveshjes së Prespës, reformave si dhe integrimit euroatlantik.
“Ahmeti nënvizoi përpjekjet për të arritur përkrahjen e nevojshme në Kuvend dhe që dita e premte ishte vetëm fillimi i një procesi disamujor të zbatimit të marrëveshjes së Prespës. Përkushtimi jonë konstruktiv nuk do të mungojë as në javët në vijim deri në rrumbullakësim të procesit për integrimin e vendit në NATO dhe BE”, thonë nga BDI.
Ata shtojnë se Ahmeti në takim ka thënë se vendi dhe rajoni nuk kanë alternativë tjetër përveç se integrimit euroatlantik dhe miratimit të standardeve perëndimore demokratike./Telegrafi/