Zv.ndihmësi i sekretarit të SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Hoyt Yee, sot pasdite filloi takimet me kryetarët e partive shqiptare në Maqedoni. Edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, së bashku me Artan Grubin dhe Teuta Arifin realizuat takim me Yee, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Maqedonisë në këtë moment i duhet stabilitet që proceset të ecin qetë dhe padyshim se nuk ka kthim prapa. Nëse ne nuk vetëdijësohemi pas gjithë asaj që ndodhi?! Gjithë qytetarët e panë atë se çfarë ndodhi dhe ky realitet duhet të pranohet. Talat Xhaferi të mbështetet si kryetar edhe nga ata që e kontestojnë”, deklaroi Ahmeti.
Gjatë ditës së nesërme pritet që Yee të takohet me përfaqësuesit e partive maqeonase dhe të jep deklaratë për media./Telegrafi/