Site icon Telegrafi

Ahmeti: Në ngrohtoren e qytetit janë kyçur 90 mijë qytetarë

Këtë të hënë është ndezur ngrohtorja e kryeqytetit.

Kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se sivjet Termokosi është lëshur pak më herët se viteve të kaluara pas kërkesave të shumta të qytetarëve.

Sipas tij, tashmë janë kyçur 90 mijë qytetarë me ngrohtoren qendrore, përmes rrjetit të zgjeruar të ngrohtores.

“Derisa kemi hapësirë që me projektin e ko-gjenerimit t’i lidhim edhe 30 mijë të tjerë, gati është edhe projekti i dyfishimit të ko-gjenerimit për të dyfishuar kapacitetet”, shtoi ai.

Lexo po ashtu ​Termokos nis furnizimin me ngrohje

Tutje theksoi se për të tjerët është hartuar projektin e ngrohjes qendrore me panele solare.

“Tashmë është kryer studimi i fizbilitetit dhe përmes një granti dhe kredie përmes Qeverisë Gjermane, KFWsë dhe Bankës Evropianë për Rindërtim dhe Zhvillim, ne do të ndërtojmë plantazhin e dytë kisha me thanë të paneleve solare në Evropë për nga madhësia, pas Danimarkës, meqë rast do të ofrojmë ngrohje qendrore për të gjitha lagjet që kanë banim individual”, shkroi Ahmeti në Facebook./Telegrafi.

Exit mobile version