Telegrafi

Ahmeti: Në kryeqytet po bëhen rreth 140 teste antigjen në ditë, prej tyre 40 pozitive

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë detaje rreth efikasitetit të testit antigjen të shpejtë Covid-19.

Përmes një statusi në Facebook ka thënë se rreth 140 teste në ditë po bëhen me udhëzim nga mjeku.

Sipas tij, mesatarja nga 130-140 teste është 35-40 pozitive.

“Sot e provova vetë testin antigjen të shpejtë Covid që Komuna ka filluar para dhjetë ditëve. Rezultat pas 20 minutave me saktësi të lartë dhe i lehtë për tu administruar. Rreth 140 teste në ditë po bëhen me udhëzim nga mjeku. Mesatarja nga 130-140 teste është 35-40 pozitive.

Po ashtu tashmë Komuna e Prishtinës si duket e vetmja në Kosovë tashmë ofron testin D-Dimer falas për ta lehtësuar koston për qytetarët. Edhe pak! Tuneli ka fund”, ka shkruar Ahmeti.