Site icon Telegrafi

Ahmeti: Në gjashtë lagje të Prishtinës, do të matet cilësia e ajrit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se në gjashtë lagje të kryeqytetit do të bëhet matja e cilësisë së ajrit, në kohë reale.

Sipas të parit të Prishtinës, gjatë javëve në vijim do të përmirësohen edhe statistikat.

“Tanimë, komuna e Prishtinës mat cilësinë e ajrit ne 6 lagje të Prishtinës ne kohë reale. Gjatë javëve në vijim do të përmirësojmë statistikat. Me këto pajisje të sofistikuara do të masim monoksidin e karbonit, CO2, pluhurin, radioaktivitetin etj”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

Shiko monitorimin e ajrit KËTU: /Telegrafi/

Exit mobile version