Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u shpreh se ndryshimet kushtetuese do tëf mundësojnë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
“Për këtë shkak është moment për legjetimimin ndërkombëtar të kombësisë së bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Në të kundërtën, hapen dyshime dhe interpretime se nuk pranohet pakica bullgare në ndryshimet kushtetuese”, theksoi Ahmeti në takimin partiak.
Sipas tij, sa më shpejt të zgjidhet kjo çështje, më shpejt dhe më mirë është për shtetin dhe perspektivën e përbashkët të Maqedonisë së Veriut.
Ai shtoi se politizimi i kësaj çështje nga Bullgaria është e pakuptimtë.
“BDI, por edhe të gjitha partitë politike shqiptare nuk kanë punuar asnjëherë në dëm të maqedonasve. Ky është moment historik. Është e vërtetë se ne kemi gjuhë dhe tradita të ndara, por Maqedoninë e kemi të përbashkët. Duhet të gjithë të punojmë për gjeneratat e arhdhshme për shkak se e ardhmja do bashkim, e ardhmja dëshiron unifikim rreth integrimit të shtetit, sovranitetit me një të ardhme të sigurt për brezat e ardhshëm”, u shpreh Ahmeti./Telegrafi/