Telegrafi

Ahmeti: Ndërtesat në Prishtinë po pajisen me dezinfektues

Komuna e Prishtinës si masë parandaluese ndaj përhapjes së coronavirusit (COVID-19), ka vendosur të pajis ndërtesat me dezinfektues.

Përveç dezinfektimit të ndërtesave nga Ndërmarrjet Publike Banesore, në secilën ndërtesë janë vendosur edhe dezinfektuesit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Në 200 ndërtesa po vendosen dezinfektues nga NPB!”, ka shkruar Ahmeti krahas fotografisë së pubkikuar. /Telegrafi/