Site icon Telegrafi

Ahmeti ndërmerr masa parandaluese kundër coronavirusit, mbyll Qendrën për të Moshuarit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se tashmë do të fillojnë të merren masa për parandalimin e infektimit me coronavirus.

Ai ka njoftuar se prej nesër do të mbyllin përkohësisht Qendrën për të Moshuarit.

Gjithashtu, Ahmeti përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se do të bëhet edhe dezinfektimi i autobusëve të Trafikut Urban dhe do të shqyrtohen edhe masa të tjera.

“Prej sot fillojmë masat parandaluese për COVID19. Prej nesër do ti mbyllim përkohësisht Qen. për të Moshuarit për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit.  Këto ditë do bëjmë dezinfektimin e autobusëve të Trafikut Urban.  Nesër do të shqyrtojmë edhe masa tjera”, shkruan Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version