Site icon Telegrafi

Ahmeti: Ndërmarrjet publike në Kosovë, janë partizuar dhe menaxhuar dobët

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Shpend Ahmeti, duke i komentuar protestat e punëtorëve nëpër ndërmarrje publike, ka theksuar se e përbashkëta e ndërmarrjeve publike është se ato janë partizuar nga ata që i kanë drejtuar ato.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

“Ndërmarrjet i kanë shitur më përfitu vetë, e ato që nuk i kanë shitur i kanë menaxhuar me përfitu vetë. Në korrupsion nuk ka ideologji”, ka shkruar Ahmeti.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të tij:

Punëtoret e Postës (në menaxhim të qeverisë) në grevë sepse nuk i kanë marr pagat.

Punëtorët e KEDS (të privatizuar) ne grevë sepse të drejtat e punëtorëve nuk respektohen, njerëzit largohen etj etj.

E përbashkëta e këtyre ndërmarrjeve në probleme, pa marr parasysh se a janë privatizuar apo jo, është se proceset janë menaxhuar nga një klasë e dobët politike, të cilët kanë “Parti”zuar çdo proces në këtë vend.

Ndërmarrjet i kanë shitur më përfitu vetë, e ato që nuk i kanë shitur i kanë menaxhuar me përfitu vetë.

Në korrupsion nuk ka ideologji. /Telegrafi/

Exit mobile version