Telegrafi

Ahmeti: Mund të ketë zvarritje nëse nuk anëtarësohemi në NATO dhe BE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë ka realizuar takim me banorët e komunës së Sarajit, ku ka diskutuar mbi problemet dhe sfidat. Ahmeti në takimin me banorët e Sarajit theksoi se BDI zgjodhi rrugën e kostos së lartë sa i takon krizës politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“BDI-ja le të humb pjesërisht nga përkrhaja që ka prej elektoratit, por ama mos i ndodhë asgjë qytetarëve, apo më e keqja shqiptarëve që vendi të zhytet drejt përplasjeve të reja, apo konflikteve të reja. Arritëm që gjtiha angazhimet tona, me lehtësim të ndërkombëtarëve që këtë krizë ta menxhojmë dhe të organizohen zgjedhje më 11 dhjetor. Sigurisht që janë qëllime të dobishme për ne gjitha këto,m sepse duke arrit qëllimet, mund të jemi shumë të suksesshëm dhe duhet të punojmë që ky arsim të jetë më i përparuar sesa që e kemi sot”, tha lideri i BDI-së.

Ai shtoi se pa u realizuar qëllimi i mëparshëm, anëtarësimi në NATO e BE, sigurisht që mund të kemi zvarritje, që të arijmë tek qëllimi final.

“Nuk themi se nuk ka investime, të mos bëjmë shaka, Maqedonia perëndimore ka qenë një nga zonat më të rrezikuara, por me politikë të mençur, ne arritëm të bindim të gjithët ata investitorë me renome që të investojnë aty”, tha Ahmeti.