Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sot realizoi takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Charles Garrett, ku është biseduar për aktivitetet politike në vend dhe rajon, ligjin e gjuhëve, për takimin e kryesisë së BDI-së, si dhe për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ahmeti theksoi se me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve rrumbullakësohet pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit, e cila garantohet nga BE, SHBA, NATO dhe OSBE-ja. Shoqëria dhe liderët politik duhet të vazhdojnë me përkushtim drejt miratimit dhe zbatimit të reformave sistemore si dhe të arrihet kompromis dinjitoz me Greqinë për çështjen e emrit”, njoftojnë nga BDI.
Është konstatuar se nga suksesi i realizimit të këtyre çështjeve vrate edhe rruga e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s që do të mundësonte paqe të qëndrueshme, siguri dhe mirëqenie ekonomike për qytetarët./Telegrafi/