Telegrafi

Ahmeti merr vendim: Të gjithë fëmijët e larguar nga Shqipëria, mund të vijojnë mësimin në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se të strehuarit në Prishtinë pas tërmetit që goditi Shqipërinë, do të mund të vijojnë mësimin në shkollat e kryeqytetit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

“Shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë.
Së shpejti, Drejtoria e Arsimit do ti tregoj detajet e lajmërimit, sistemimit dhe indkuadrimit të fëmijëve që mos të humbin orë të mësimit”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/