Site icon Telegrafi

Ahmeti merr dritën jeshile për të filluar bisedimet me Zaevin

Sipas informatave deri tani jozyrtare, anëtarësia e BDI-së i ka dhënë dritë jeshile liderit të tyre Ali Ahmeti që të fillojë bisedimet me Zoran Zaevin për formimin e Qeverisë së re, me qëllim që sa më shpejtë të sigurohen 61 nënshkrime nga deputetët, të cilët do t’i paraqiten presidentit Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëse arrijnë që të sigurohen 61 nënshkrime, presidenti i shtetit do të duhet ta dorëzojë mandatin në afat prej 20 ditësh, afat në të cilin do të duhet të vërtetohet përbërja e re qeveritare dhe platforma e Qeverisë së re.

Më herët Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët theksuan se janë të gatshëm ta mbështesin Zaevin ta fitojë mandatin./Telegrafi/

Exit mobile version