Telegrafi

Ahmeti: Mënyra e ndërprerjes së kësaj kontrate nuk ka qenë në rregull

Për ne ka qenë shumë e rëndë që një pjesë e punëtorëve dëbohen kur sa kishin filluar të punonin, ne prisnim që të shtohet kapaciteti i njerëzve që do të hynin në punë. Në Kosovë duhet të zhvillohen politika më atraktive për të joshur bizneset, jo për të bërë presione, jo për të ndodh ajo që ka ndodh me minierën e Goleshit, dhe në kohën kur të gjithët banorët e asaj treve kanë prit që të funksionoj edhe të lëshohet, neve na ka ndodhur e kundërta. Jam i shqetësuar me vendimet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për marrjen nën menaxhim të Minierës së Goleshit, ka thënë kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në një intervistë për KosovaPress.

“Në fakte unë nuk jam lëshuar në gjithë dosjen, gjithë letrat që kanë të bëjnë me çështjen e privatizimit dhe afatizimit që ka pasur ndërmarrja për t’i paguar këto obligime por një është realitet, është shumë e saktë, kompania në fjalë ka qenë shumë e gatshme për të hynë në prodhim dhe është përgatit me të gjitha vija prodhuese të kësaj ndërmarrje për të lëshuar në prodhim, e në anën tjetër ka pasur një numër të caktuar të punëtorëve që janë marrë kohët e fundit, e këta punëtorë kryesisht vijnë nga territori komunës tonë”, thotë Ahmeti.

Ai po ashtu thotë se është ndier keq për largimin nga puna të punonjësve në kohën kur vendi ka nevojë për vende të reja të punës. “Realisht unë e kamë ndierë vetën keq që tani në këtë situatë kur shkalla e papunësisë dihet që është enormë në nivel vendi, edhe në Lipjan është e njëjta situatë për ne ka qenë shumë e rëndë që një pjesë e punëtorëve tani për tani të largohen, dëbohen kur sa kishin filluar të punonin. Ne prisnim që të shtohet kapaciteti i njerëzve që do të hynin në punë kjo është për të ardhur keq. Kujtoj që në Kosovë duhet me u zhvillu politika më atraktive për të joshur bizneset jo për të bërë presione jo për të ndodh ajo që ka ndodh me minierën e Goleshit në kohën kur të gjithët banorët e asaj treve kanë prit që të funksionoj edhe të lëshohet neve na ka ndodhur e kundërta”, ka thënë Ahmeti.

Edhe pse AKP-, sipas ligjit duhet ta njoftojë Komunën për çdo veprim që ndodhë në ndërmarrjet e asaj komune, Ahmeti, ka shtuar se policia nuk e ka njoftuar si komunë për aksionin e marrjes nën menaxhim nga AKP-ja, në kohën kur kompania ka qenë e gatshme të filloj prodhimin, e kjo për të është jo në rregull.
“Akoma insistojmë dhe mendojmë që mënyra e ndërprerjes kësaj kontrate ose marrjes në kompetencë nga AKP-ja prej ish pronarit, po e quaj ish derisa të zgjidhet ky kontest nuk ka qenë në rregull e sidomos në kohën kur ne mendojmë që ajo ka qenë e gatshme mu finalizua mu leshu në prodhim dhe në kohën kur aq sa ne dimë nuk ka pasur një bord funksional të AKP-së … Ne s’kemi qenë fare të njoftuar, ne e kemi marrë disa telefonata nga disa punëtorë atë ditë dhe kemi shkuar pastaj gjatë ditës në vend të ngjarjes e kemi parë situatën e tillë, kemi ndërmjetësuar në mënyrë që të dorëzohet nga ish pronari derisa të zhvillohen procedurat e animimit dhe në këtë formë ka përfunduar”, ka thënë Ahmeti.

Ai në fund ka theksuar se dëshiron që politikat zhvillimore në Kosovë dhe në këtë rast edhe raporti i AKP-së me qeverinë të rirregullohen në dobi të avancimit të biznesit dhe jo të pengimit të tyre. /Telegrafi/