Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tregon edhe një herë arsyet se pse u vendos që BeerFest të zhvendoset nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
“Mos e ktheni as në fitore apo humbje të lirisë, birrës, fesë apo terrorizmit. As nënshtrim ndaj frikës. Veçse masë preventive për siguri”, ka thënë ai për vendimin e tij.
Postimin e Ahmetit mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Më para i pranoj qindra kritika për anulimin e beerfest sonte dhe nesër se sa kritika për mosveprim pas incidenteve të shumta.
Shumica e kanë lidhur me fe, terorrizem frike e guxim por në fakt situata ka qenë më e thjeshtë se kaq. Numri i madh i njerëzve në atë hapësirë sheshi ka ekspozuar probleme të cilat nuk i kemi menduar më parë. Largimi i shumë njerëzve ne fyte të ngushta ka shkaktuar probleme nga stampedot e mundshme. Si dhe hapësira e lirë e sheshit ka pamundësuar kontrollin e moshes posaqerisht gjatë shitjes së birrave.
Ne nuk kemi polici komunale, dhe kur kemi vlerësuar se nuk jemi në gjendje ta garantojmë sigurine nga ekspozime si rasti i mbrëmshëm atëherë kemi anuluar deri në një rast tjeter te organizimit më të mirë në ndonjë vend tjetër. Mbrëmë kam pranuar dhjetëra thirrje nga prindër e familjarë tē brengosur për sigurinë dhe skenat nga ikja. Kur nuk kemi mekanizma të sigurisë, preventiva është mjeti i vetëm.
Andaj ju kisha lut mos e ktheni as në fitore apo humbje të lirisë, birres, fesë apo terrorizmit. As nënshtrim ndaj frikes. Veçse masë preventive për siguri. Mos ndjellni fatalitet, pesimizem e beteja të paqena përmes beerfestit.
Më mirë qindra kritika sot se ngushëllime nesër. Uroj shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve mbrëmë. Po ashtu falenderoj organizatorët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin” (sic.), ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/