Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se sot për të katërtin vit me radhë prezantojmë rezultatet e vizitave sistematike shëndetësore në shkollat e Prishtinës.
Sipas tij, tashmë çdo fëmijë në shkollat fillore të Prishtinës është kontrolluar së paku një herë.
“Mbi 30 mijë fëmijë i janë nënshtruar kontrolleve të shëndetit”, ka shkruar ai në Facebook.