Site icon Telegrafi

Ahmeti: Marrëveshjet tona janë publike (Video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për marrëveshjen politike me LSDM-në ku ka thënë se nuk e ka zakon t’i fsheh marrëveshjet, shkruan Telegrafi Maqedoni.

“Ju të gjithë e dini se kemi partneritet me LSDM-në. Unë marrëveshje kurrën e kurrës nuk kam bërë dhe nuk bëj. Partneritet për të ndihmuar njëri tjetrin atje ku ka hapësirë dhe vënd. Ne e mbështesim LSDM-në atje ku nuk mund të fitojmë për kryetar komunash dhe unë nuk dua të bëj as akrobacione dhe nuk dua të jem demagog para popullit tim. Kjo arrëeveshje duhet të respektohet sepse është vullnet i mirë nga të dy palët” ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka qenë në Çair, në tubimin qendror të kësaj partie për zgjedhjet lokale. /Telegrafi/

Exit mobile version