Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ministra të kësaj partie politike, vendosën kurora me lule në bustin e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në Shkup, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, Ahmeti tha se Skenderbeu është hero i shqiptarëve, por edhe i popujve që e duan paqen në Ballkan.
Sipas tij, edhe Marrëveshja e Ohrit është në frymën e Skënderbeut, kurse shqiptarët e kujtojnë edhe pse okupatorët u munduan ta fshijnë nga kujtesa e shqiptarëve./Telegrafi/