Telegrafi

Ahmeti: Marrëdhëniet me Athinën dhe Sofien marrin dimensione më konstruktive

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë takimit me ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily, ka thënë se marrëdhëniet me fqinjët janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë.

”BDI-ja është e orientuar që t’i mbështes dhe t’i udhëheq reformat në gjykata, në mbizotërimin e ligjit dhe ne jemi të fokusuar në këtë drejtim. Këtë do t’a fillojmë tani, menjëherë pas procesit të zgjedhjeve që janë kryer” tha Ahmeti, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti dhe Baily kanë biseduar për marrëdhëniet e Maqedonisë me fqinjët dhe aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë.

”Jam shumë i lumtur që marrëdhëniet me Athinën dhe Sofien kanë marrë kahje të duhur dhe kanë ndikuar që të tejkalohen pengesat në rrugëtimin tonë për në BE dhe NATO” ka shtuar Ahmeti. /Telegrafi/