Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me ‘prishjen’ e mbajtëse në shkallët te salla 1 Tetori në Prishtinë.
Ahmeti shkruan se duhet goxha forcë për rrëzimin e tyre.
“Mbrëmë dikush kishte arritur me i rrëzu mbajtëset në shkallët te 1 tetori. Ekipet e komunës në mëngjes rivendosen mbrojtëset. Goxha forcë duhet me i rrëzu. Marre për vandalët e përgëzime për punëtorët”, shkruan Ahmeti në Facebook. /Telegrafi/