Site icon Telegrafi

Ahmeti: Maqedonia të realizojë qëllimet e saja politike

Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali AHmeti, sot shfrytëzoi të drejtën e votimit në referendum.

Pas votimit, Ahmeti e ka quajtur këtë moment historik për Maqedoninë dhe se përmes këtij referendumi qytetarët vendosin për të ardhmen e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky është moment historik për vendin tonë dhe besoj që ky moment kaq i rëndësishëm me qetësinë më të madhe qytetarët t’i përgjigjen. Sigurisht që e drejta e tyre është të shprehin bindjet e tyre”, tha Ahmeti pas votimit në shkollën “Rexhë Rushit Zajazi” në fshatin Zajaz.

Ai ceku se të gjithë janë angazhuar që pas 1 tetorit Maqedonia të jetë pranë vendeve të BE-së.

“Të gjithë jemi të angazhuar që nga 1 tetori Maqedonia të jetë pranë vendeve ku aspirojmë ne, pranë BE-së”, deklaroi Ahmeti duke shtuar se është dhënë mund, jo vetëm një anshëm nga partitë politike por se të gjithë një zëri kanë qenë tash e 15 vite që Maqedonia të jetë anëtare e Bashkimit Evropian./Telegrafi/

Exit mobile version