Qindra qytetarë të Kodrës së Trimave u mblodhën sot në përkrahje të kryetarit Shpend Ahmeti dhe Vetëvendosjes për mandatin e radhës në Komunën e Prishtinës.
Në këtë tubim, Kryetari Shpend Ahmeti tha se Vetëvendosjes po rritet hovshëm, dhe tashmë fitorja jonë është e padiskutueshme.
“Kjo rritje është shenj e mirë për Kosovën në përgjithësi dhe për Prishtinën në veçanti. Mandatin e dytë do ta kemi mandat të plotë – me fitore të thellë, dhe me Kuvend Komunal. Do të punojmë në vazhdimësi bashkë me të gjithë qytetarët e Prishtinës, për ta zhvilluar qytetit dhe për t’i shtrirë shërbimet tona njësoj në çdo lagje”, theksoi Ahmeti.
Deputeti Glauk Konjufca në fjalën e tij të rastit tha se qeverisja e Vetëvendosjes në Prishtinë i ka dhënë fund spekulimeve të kundërshtarëve për mënyrën se si qeverisim ne. “Ata shpifnin për ne, sepse i frikësoheshin qeverisjes sonë. I frikësoheshin, sepse e dini shumë mirë që në momentin kur Vetëvendosjes i jepet rasti ta tregojë veten, do të pamundësohet kthimi prapa, dhe nuk do të mund të na ndalin më. E uroj Shpendin për mandatin e dytë, e kësaj radhe bashkë me shumicën në Kuvend Komunal”, tha ndër të tjera Konjufca.