Telegrafi

Ahmeti: Ligji për gjuhën shqipe paraqet parakusht për ndonjë marrëveshje për qeveri të re

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sot në Tetovë ka takuar Ambasadorin e Spanjës në Maqedoni, Ramon Abaroa Carranza, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Carranza shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve politike në vend si dhe situatës së krijuar pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Carranza u njoftua me qëndrimet e BDI-së se do të shpejtojë në drejtim të marrjes së një vendimi pa e analizuar mirë dhe pa qenë të sigurt që ai vendim është i drejtë, që i shërben qytetarëve dhe pritjeve të votuesve, por edhe stabilitetit dhe sigurisë.

Ahmeti theksoi që propozimi ligji për gjuhën i pregaditur nga shqiptarët tashmë është dorëzuar dhe bashkë me çështjet tjera paraqet parakusht për ndonjë marrëveshje eventuale, por për momentin, marrëveshje nuk ka.

Ahmeti dhe Ambasadori i Spanjës gjithashtu folën edhe për sundimin e së drejtës, integrimin euroatlantik si dhe deklaratën e përbashkët të partive politike shqiptare./Telegrafi/