Telegrafi

Ahmeti: Me ligj i mbrojmë investitorët shqiptarë (Video)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dje ka vazhduar takimet me votuesit dhe qytetarët shqiptarë të Maqedonisë. Mbrëmë ai është takuar me banorët e fshati Mateç i Komunës së Likovës, ku ka thënë mes tjerash se janë duke punuar për ligje që i mbrojnë interesat e investitorëve shqiptarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E ardhmja është këtu, shqiptarët të investojnë në hapësirat e tyre, e jona ka qënë në vazhdimësi të punojmë me Evropën perëndimore me SHBA-të për të marrë nisma të tilla, si parti ne bëjmë politikë, ligje për të mbrojtur investitorët që ata të jenë të sigurt për kapitalet e tyre, të garantojmë paqe e stabilitet dhe çdo investitor në radhë të parë kërkon siguri” tha mes tjerash Ahmeti.