Pas lajmit të mbrëmshëm se librashitësi Florim Beqiri do të mund të largohet nga pjesa ku shet libra për shkak se do të duhej të paguante qiranë prej 320 euro, detyrim ky ndaj komunës së Prishtinës, kryetari Shpend Ahmeti ka takuar atë dhe librashitësit tjerë në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke thënë se librashitësit nuk do të largohen por do të gjendet një mënyrë e përkrahjes për ta.
Mbrëmë pas këtij lajmi, kishte reaguar kryetari Shpend Ahmeti, duke kërkuar nga Beqiri të takohen dhe të gjejnë zgjidhje.
“Pas ftesës mbrëmë, Florimi dhe librashitësit e tjerë ishin sot në zyre. Edhe pse qëraja e ulët, pagesa e kësaj shume ishte tema kryesore. Me rëndësi askush nuk e largon askënd e ne do të gjejmë mënyra të vazhdojmë përkrahjen e librit”, theksoi sot kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. /Telegrafi/