Telegrafi

Ahmeti letër Kotziasit: Erdhi dita kur bashkërisht mund t’i gëzohemi suksesit të përbashkët

Siç njoftojnë nga BDI, kryetari i Bashkimit Demokratik për Inegrim, Ali Ahmeti i shkroi letër ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias duke thënë “më në fund erdhi dita kur bashkërisht mund t’i gëzohemi një suksesi të përbashkët kaq të madh”.

“Furtunat dhe vranësirat nuk na largonin dot nga qëllimi i paracaktuar dhe u dëshmua që ishim në rrugën e duhur të historisë dhe që asnjëherë nuk e larguam përqendrimin tonë nga qëllimi përfundimtar”, ka shkruar Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti thotë se të gjithë që dhanë kontribut në këtë vepër duhet të jenë krenar sepse ndërtuan vlerë civilizuese evropiane dhe kontribuuan për paqe në tërë rajonin duke mundësuar stabilitet, siguri dhe ardhmëri.

“Dua të të përgëzoj për guximin dhe përkushtimin drejt arritjes dhe miratimit të marrëveshjes. Sot, rajoni jonë, Evropa juglindore, u gdhi në rrethana krejtësisht të reja gjeostrategjike dhe gjeopolitike, ato për të cilat punuam bashkërisht”, ka shkruar Ahmeti./Telegrafi/