Analisti Arben Ahmeti, në debatin me dy deputetët e LDK-së, ka thënë se LDK nuk ka fituar zgjedhjet që kur ka vdekur Ibrahim Rugova.
Ahmeti, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK-ja ka potencial të jetë gjithmonë fituese, por ajo nuk po fiton që kur ka vdekur Ibrahim Rugova.
“Unë e di që LDK duhet të jetë alternativë e PDK-së, por e di se LDK, prej pasluftës, më shumë ka ndejt bashkë në pushtet bashkë me PDK-në”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se “nëse ju (Osmani dhe Abdixhiku) i amnistoni ata që kanë bërë koalicione me PDK-në dhe e kanë sjellur Thaçin si president, atëherë ju paskeni hequr dorë prej shumë parimeve”.
Këto vlerësime të Ahmetit i kanë kundërshtuar Osmani dhe Abdixhiku. /Telegrafi/