Site icon Telegrafi

Ahmeti kundër mbylljes së Prishtinës, pa ndihmë për ekonominë 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është shprehur kundër mbylljes së Prishtinës, pa ndihmë për ekonominë.

Ahmeti në një postim në Twitter shkruan se Prishtina në zonë të kuqe, ndërsa kufijtë e hapur është pa kurrfarë efekti.

“Jo mbylljes së Prishtinës me statistika të paqëndrueshme! Jo mbylljes së ekonomisë, pa ndihmë për ekonominë! Po masave për ngadalësim të COVID, por vetëm atyre që janë të arsyeshme dhe vërtetë ndikojnë në numra. Prishtina në zonë të kuqe, e kufijtë hapur është pa kurrfarë efekti”, shkruan Ahmeti.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe kryeministri Avdullah Hoti kanë paralajmëruar se sot do t’i bëjnë të ditura masat e reja me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të coronavirusit.

Është propozuar që komunat të ndahen në tri grupe varësisht numrit të personave të infektuar, e gjelbra, e verdha dhe e kuqja.

Në grupin e gjelbër do të hyjnë komunat që brenda jave kanë deri në 75 raste, në grupin e verdhë do të hyjnë komunat që kanë nga 76 deri 149 kurse në grupin e kuq do të hyjnë komunat që brenda jave kanë më shumë se 150 raste. /Telegrafi/

Exit mobile version