Site icon Telegrafi

Ahmeti: Kriza institucionale dhe sistemore nuk guxon të kthehet në krizë ndëretnike (Foto)

Ali Ahmeti pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, përmes një postimi në Facebook ka treguar temat me të cilat kanë biseduar me Mogherinin. Ai shkruan se ata si parti do të mbeten partner të komunitetit ndërkombëtar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për 16 vite kemi punuar bashkë dhe çdo e arritur është e përbashkët me BEnë, NATOnë dhe SHBAnë. Ne kemi qenë, jemi dhe do mbetemi partner të komunitetit ndërkombëtar. Kriza institucionale dhe sistemore nuk guxon të kthehet në krizë ndëretnike dhe ne do të mbetemi të përkushtuar për të arritur zgjidhje politike. Sundimi i së drejtës, shteti ligjor, institucione të besueshme, përmbyllja e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe integrimi në NATO dhe BE janë prioritete tona. Zonja Mogherini shprehu vlerësim për rolin dhe qasjen tonë konstruktive në këtë krizë të rëndë duke theksuar që Bashkimi Evropian është pranë nesh në përpjekjet për ta zgjidhur krizën, ndërsa theksoi nevojën për të vijuar dialogun tonë”, shkruan Ahmeti./Telegrafi/

Exit mobile version