Telegrafi

Ahmeti kritikon institucionet për vonesë: Vaksinat vijnë në qershor, duhet të shikojmë opsione tjera

Foto: Arkiv

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar institucionet qendrore sa i përket procesit të porositjes së vaksinave anti-COVID.

Ahmeti përmes një shënimi në Facebook thotë se Kosova është e vonuar në procesin e porositjes së vaksinave dhe sipas tij duhet parë alternativa tjera.

“Deri më tani Kosova zyrtarisht është në rend me i ble 325 mijë vaksina të cilat vijnë në qershor. 325 mijë doza ose për rreth 160 mijë njerëz. Për këtë arsye kemi bërë thirrje që procesi të filloj para tre muajsh. Tani duhet të shikojmë opsione tjera. Cilat janë ato?”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se Aleanca Gavi COVAX AMC e ka listuar Kosovën në mesin e shteteve që do të përfitojnë falas 20% të vaksinave kundër COVID-19, kurse pjesën tjetër do ta blejë vet shteti.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se është në kontakt me kompaninë prodhuese të vaksinës, si dhe po punon me vendet partnere për të kërkuar mbështetje direkte nga to për vaksinën.

Nga ana tjetër Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po punon në sigurimin e pajisjeve të nevojshme teknike për ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinës në të gjitha komuna. Instituti ka bërë gati planin e vaksinimit, duke vendosur me prioritet të moshuarit dhe qytetarët me sëmundje kronike, krahas punëtorëve shëndetësorë të cilët janë në ballë të kësaj beteje./Telegrafi/