Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët që janë prekur nga coronavirusi.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se nga kjo shumë kanë përfituar rreth 20 mijë qytetarë.
“Deri më sot, Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga Covid për shpenzimet mjekësore – 50 për secilin qytetar nën 65, 100 për pensionistet. Rreth 20 mijë qytetarë”, ka shkruar Ahmeti.
Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, Komuna e Prishtinës kishte marrë vendim për ndihmën prej 50 eurove për qytetarët e infektuar me COVID-19, kurse për pensionistët ishte ndarë shuma prej 100 eurove. /Telegrafi/