Site icon Telegrafi

Ahmeti, Gecajt: Ti e “kllapa” e Isës e shihni shtetin si diçka që duhet kullotur e mjelë!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, pasi ky i fundit tha se Lëvizja Vetëvendosje “mjel shtetin”.

Lexo po ashtu Gecaj: Aktivistët e VV-së “as peshk as mish”, Shpendi të merret me kiflet e nxënësve

Sipas Ahmetit një analogji e tillë e përdorur nga, siç tha ai, “kllapa e Isës”, tregon mënyrën se si ata e shohin shtetin, duke e kullotur e mjelë.

“Kjo ‘kllapa’ e Isës krejt analogjitë për kundërshtarët i kanë me lopë, ‘kullosin fonde’, ‘mjelin shtetin’ e të ngjashme. Me siguri ka të bëjë me atë se si ata e shohin shtetin, sigurisht si diçka që duhet kullotur e mjelur”, shkruan Ahmeti në Facebook.

I pari i Prishtinës gjithashtu ka shtuar se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk është deklaruar rreth përgjimeve të publikuara së fundmi, për shkak të frikës se mund të hapen hetime ndaj tij.

“Do të ishte mirë që Isa Mustafa të deklarohet për përgjimet, apo ka frikë se ndonjë kushëri i shefit po i ngrit naj hetim në gjykata e aty është ndonjë kushëri tjetër i shefit të shefave. Pronto!”, ka përfunduar Ahmeti.

Exit mobile version